30 ditë afat për lirimin e pronës, Komuna e Klinës nis veprimet për ndërtimin e parkingut publik në Stupovi

Komuna e Klinës ka njoftuar banorët dhe subjektet afariste që kanë ndërtuar garazhe apo objekte të tjera montuese në zonën Stupovi, parcela 516-5 ZK Klinë, se duhet t’i largojnë këto objekte brenda afatit prej 30 ditësh nga data e publikimit të njoftimit. Sipas njoftimit, në këtë hapësirë është planifikuar ndërtimi i një parkingu publik, i…

Lajme

30/07/2026 13:29

Komuna e Klinës ka njoftuar banorët dhe subjektet afariste që kanë ndërtuar garazhe apo objekte të tjera montuese në zonën Stupovi, parcela 516-5 ZK Klinë, se duhet t’i largojnë këto objekte brenda afatit prej 30 ditësh nga data e publikimit të njoftimit.

Sipas njoftimit, në këtë hapësirë është planifikuar ndërtimi i një parkingu publik, i cili do të shërbejë për nevojat e banorëve dhe qytetarëve.

Komuna ka bërë të ditur se, në rast të mosrespektimit të këtij afati, Inspektorati Komunal do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me dispozitat ligjore për lirimin e hapësirave publike dhe realizimin e projektit të planifikuar.

Nga Komuna kanë kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtij projekti.