Varroset sot në vendlindje, mërgimtari që vdiq rrugës për në Kosovë
19-vjeçari nga Ramjani i Vitisë, Dion Emërllahu do të varroset sot në varrezat e fshatit nga ora 17:00. Kjo u bë e ditur nga njoftimi i fshatit Ramjan. I riu vdiq më 24 korrik të këtij viti, pas një aksidenti në Itali. Ai ishte nisur nga Franca për të ardhur në Kosovë.