Fitore Pacolli pas rrënimeve në zonën e Ujmanit: Deri më tani janë rrënuar 17 objekte/villa, aksioni do vazhdoj

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli, ka njoftuar se deri më tani përreth Liqenit të Ujmanit janë rrënuar Vazhdon rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike në Ujman. Ky reagim i Pacollit erdhi pasi sot në zonën e Ujmanit u bë edhe rrënimi  një prej hoteleve që po…

Lajme

30/07/2026 12:30

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli, ka njoftuar se deri më tani përreth Liqenit të Ujmanit janë rrënuar Vazhdon rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike në Ujman.

Ky reagim i Pacollit erdhi pasi sot në zonën e Ujmanit u bë edhe rrënimi  një prej hoteleve që po drejtohej nga serbët në një pronë të uzurpuar.

Pacolli tha se ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet dhe në pjesë të tjera të Kosovës.

E rrënime të rreth 11 villave u realizuan gjatë javës së kaluar në zonë të Ujmanit në veri të vendit.

Postimi i saj i plotë:

Vazhdon rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike në Ujman.Deri tash janë rrënuar 17 objekte/villa përreth Liqenit të Ujmanit.Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit./Lajmi.net/