I shpërthen në dorë lënda artizanale teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Porto Palermos, në Himarë. Një 65-vjeçar dyshohet se ka pësuar shpërthimin e një lënde artizanale plasëse në dorë, teksa po peshkonte nëpërmjet shpërthimit. Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. 65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në…
Lajme
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Porto Palermos, në Himarë.
Një 65-vjeçar dyshohet se ka pësuar shpërthimin e një lënde artizanale plasëse në dorë, teksa po peshkonte nëpërmjet shpërthimit.
Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë.
65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.