Rrënohet moteli “Jezero” në zonën e Ujmanit – Pamje

Ka nisur rrënimi i motelit “Jezero” në zonën e Ujmanit. Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar këtë mëngjes një aksion në zonën e Ujmanit, ku fillimisht e kishin rrethuar këtë objekt me shirita sigurie. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se…

Lajme

30/07/2026 10:51

Ka nisur rrënimi i motelit “Jezero” në zonën e Ujmanit.

Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar këtë mëngjes një aksion në zonën e Ujmanit, ku fillimisht e kishin rrethuar këtë objekt me shirita sigurie.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se Policia është duke asistuar në këtë aksion, i cili po zhvillohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Ibër-Lepenci pretendon se prona i takon kësaj kompanie dhe se është uzurpuar.