Detaje- Mbetjet mortore në Rahovec dolën në pah nga uji i reshjeve të fundit atmosferike

Në një fushë të hapur në Rahovec, një qytetar ka hasur në mbetje mortore, që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjell aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike. Sipas policisë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore. “Rahovec  29.07.2026 – 17:42. Ankuesi mashkull kosovar,…

Lajme

30/07/2026 09:19

Në një fushë të hapur në Rahovec, një qytetar ka hasur në mbetje mortore, që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjell aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike.

Sipas policisë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore.

“Rahovec  29.07.2026 – 17:42. Ankuesi mashkull kosovar, njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në fushë të hapur ka vërejtur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjell aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.