Djali rrihte vazhdimisht nënën e tij në Pejë, viktima dërgohet në shtëpi të sigurt
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Pejë. Nëna është rrahur në vazhdimësi nga djali i saj, shkruan lajmi.net. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt. “Pejë 29.07.2026 – 18:44. Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Pejë.
Nëna është rrahur në vazhdimësi nga djali i saj, shkruan lajmi.net.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt.
“Pejë 29.07.2026 – 18:44. Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ka pësuar dhunë nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/