Vazhdon aksioni në parkingje të veturave, kontrollohen edhe 65 sosh në Prishtinë – Evidentohen shkelje të ndryshme
Policia e Kosovës në bashkëpunim me ATK-në dhe Prokurorinë e Shtetit, po vazhdon aksionin në parkingje të veturave. Dje kanë kontrolluar 65 parkingje në rajonin e Prishtinës. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme që kanë thënë se do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës. “Prishtinë 29.07.2026 – 09:00. Njësitë policore të DHKEK-së në koordinim…
Lajme
Policia e Kosovës në bashkëpunim me ATK-në dhe Prokurorinë e Shtetit, po vazhdon aksionin në parkingje të veturave.
Dje kanë kontrolluar 65 parkingje në rajonin e Prishtinës.
Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme që kanë thënë se do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës.
“Prishtinë 29.07.2026 – 09:00. Njësitë policore të DHKEK-së në koordinim dhe bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës”, thuhet nër aportin 24 orësh. /Lajmi.net/