Sot ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit sërish ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas këtij njoftimi në rrjetin social Facebook kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak…

Lajme

30/07/2026 08:08

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit sërish ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas këtij njoftimi në rrjetin social Facebook kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak se temperaturat e parashikuara arrijnë mbi 32 gradë Celsius.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

“Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ministria u bëri thirrje operatorëve dhe ngasësve që të respektojnë këtë masë dhe të planifikojnë lëvizjet në përputhje me orarin e përcaktuar.