Shqipe Pantina: Nuk besoj në shitblerjen e votës për shkarkimin e Abdixhikut

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina në një lidhje direkte në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se lobimi dhe diskutimet brenda një partie janë pjesë normale e proceseve demokratike, duke mohuar se beson në pretendimet për shitblerje votash lidhur me nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pantina tha se ajo personalisht nuk është…

Lajme

29/07/2026 23:24

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina në një lidhje direkte në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se lobimi dhe diskutimet brenda një partie janë pjesë normale e proceseve demokratike, duke mohuar se beson në pretendimet për shitblerje votash lidhur me nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pantina tha se ajo personalisht nuk është kontaktuar nga askush për t’i ofruar apo kërkuar votën në këmbim të përfitimeve.

“Është një proces. Lobimi dhe diskutimet janë normale. Nuk besoj në shitblerjen e votës. Mua nuk më ka kontaktuar askush për ta blerë votën. Nëse ka raste të tilla, ato duhet të denoncohen”, deklaroi Pantina për rtv21.