Dukagjini mposhtet dhe eliminohet nga klubi zviceran Lugano
Ëndrra evropiane e Dukagjinit mbyllet keq. Skuadra nga Klina u eliminua nga Liga e Konferencës me humbje të rëndë 1-5 nga Lugano në ndeshjen e kthimit, 1-6 me rezultat të përgjithshëm pas humbjes 0-1 në Zvicër. Kevin Behrens shënoi në minutën e 6-të për 0-1, Daniel Dos Santos dyfishoi në të 9-tën për 0-2. Meris…
Sport
Ëndrra evropiane e Dukagjinit mbyllet keq.
Skuadra nga Klina u eliminua nga Liga e Konferencës me humbje të rëndë 1-5 nga Lugano në ndeshjen e kthimit, 1-6 me rezultat të përgjithshëm pas humbjes 0-1 në Zvicër.
Kevin Behrens shënoi në minutën e 6-të për 0-1, Daniel Dos Santos dyfishoi në të 9-tën për 0-2. Meris Maliqi ngushtoi përkohësisht në 1-2 në minutën e 10-të, por më pas Lugano dominoi.
Behrens shënoi edhe në minutën e 36-të për 1-3, ndërsa në pjesën e dytë autogoli i E. Sinanit në minutën e 51-të dhe goli i tretë personal i Behrens në minutën e 58-të vulosën fitoren 1-5.
Lugano dominoi posedimin e topit me 63% kundrejt 37% të Dukagjinit, si dhe goditjet në portë (7 me 4 për zviceranët).
Me këtë humbje (dhe pas disfatës 0-1 në ndeshjen e parë), Dukagjini eliminphet nga garat evropiane, ndërsa Lugano kalon tutje në rrethin tjetër kualifikues.