Arrestohet 22-vjeçari në Obiliq, i sekuestrohet një armë AK-47
Një person është arrestuar të mërkurën në Obiliq, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Fejzullah Preniqi” në Obiliq, ndërsa reagimi i shpejtë i hetuesve policorë të Stacionit Policor në Obiliq ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, transmeton lajmi.net. Gjatë veprimeve policore, të dyshuarit…
Lajme
Një person është arrestuar të mërkurën në Obiliq, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Fejzullah Preniqi” në Obiliq, ndërsa reagimi i shpejtë i hetuesve policorë të Stacionit Policor në Obiliq ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, transmeton lajmi.net.
Gjatë veprimeve policore, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47.
I arrestuari është identifikuar me inicialet Sh.P., 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Policia ka bërë të ditur se hetuesit janë duke vazhduar punën për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të këtij rasti.