Sulm me armë ndaj ekipit të KRU “Mitrovica” në Vushtrri, Prokuroria konfirmon rastin
Ekipi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” është sulmuar me armë zjarri gjatë kryerjes së inspektimeve për lidhje ilegale në fshatin Pantinë të Vushtrrisë. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni. Preteni bëri të ditur se Prokuroria është duke e trajtuar rastin, ndërsa personi i dyshuar po hetohet…
Lajme
Ekipi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” është sulmuar me armë zjarri gjatë kryerjes së inspektimeve për lidhje ilegale në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Preteni bëri të ditur se Prokuroria është duke e trajtuar rastin, ndërsa personi i dyshuar po hetohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës”.
“Personi në fjalë dyshohet për disa vepra penale, përkatësisht ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës’”, deklaroi Preteni.
Ai shtoi se organet e rendit dhe Prokuroria janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore. /Lajmi.net/