Thirrja e PE-së ndaj Kosovës: Përshpejtoni reformat – normalizoni raportet me Serbinë

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të sigurojë institucione funksionale, në mënyrë që të përshpejtojë reformat e nevojshme dhe të avancojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Përmes një postimi në platformën X, Parlamenti Evropian theksoi se një legjislaturë dhe një qeveri funksionale janë thelbësore për ecjen përpara të reformave që lidhen…

Lajme

29/07/2026 15:52

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të sigurojë institucione funksionale, në mënyrë që të përshpejtojë reformat e nevojshme dhe të avancojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Përmes një postimi në platformën X, Parlamenti Evropian theksoi se një legjislaturë dhe një qeveri funksionale janë thelbësore për ecjen përpara të reformave që lidhen me Bashkimin Evropian dhe për mbështetjen e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE si vend kandidat potencial.

“Kosova duhet të përshpejtojë reformat dhe të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Parlamenti bën thirrje për një legjislaturë dhe qeveri funksionale, në mënyrë që të avancohen reformat që lidhen me Bashkimin Evropian dhe të mbështetet rruga e Kosovës drejt BE-së si vend kandidat potencial”, thuhet në postimin e Parlamentit Evropian në X.