Tragjedi në Shqipëri: Fëmija humb jetën pas zjarrit në banesë, dyshohet edhe për dy viktima

Një rast tragjik raportohet se ka ndodhur në Domen të Postribës në Shqipëri, ku një zjarr ka rënë brenda një banesë duke shkaktuar viktima. Forcat zjarrfikëse kanë gjetur një fëmijë të pajetë ndërsa po kërkojnë për nënën dhe fëmijën tjetër që dyshohet se kanë humbur jetën në ngjarjen tragjike, raporton A2 CNN. Nëna dhe dy fëmijët…

Lajme

29/07/2026 15:33

Një rast tragjik raportohet se ka ndodhur në Domen të Postribës në Shqipëri, ku një zjarr ka rënë brenda një banesë duke shkaktuar viktima.

Forcat zjarrfikëse kanë gjetur një fëmijë të pajetë ndërsa po kërkojnë për nënën dhe fëmijën tjetër që dyshohet se kanë humbur jetën në ngjarjen tragjike, raporton A2 CNN.

Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës.

Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.