Prokuroria Speciale: Paraburgim për dy serbët e dyshuar për krime lufte – kanë qenë të përfshirë në veprime; vrasje, maltretim dhe dëbim të popullsisë civile
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i është drejtuar Gjykatës Themelore me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të lidhur me ngjarjet e luftës në fshatin Kalludër e Vogël, në Zubin Potok. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i është drejtuar Gjykatës Themelore me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të lidhur me ngjarjet e luftës në fshatin Kalludër e Vogël, në Zubin Potok.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila njëkohësisht ka bërë thirrje për përmbajtje në raportimin rreth gërmimeve që po zhvillohen në këtë zonë, ku dyshohet për ekzistencën e një varreze masive, raproton lajmi.net
Sipas saj, në këtë fazë të hetimeve nuk mund të jepen detaje shtesë, pasi procesi është ende në zhvillim dhe çdo konfirmim zyrtar do të vijë vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit të mbetjeve mortore nga institucionet përgjegjëse.
“Nuk mund të komentojmë procesin që është duke u zhvilluar rreth gërmimeve në Zubin-Potok. Çdo konfirmim mund të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit nga insitucionet kompetente. I bëjmë thirrje të gjithëve, publikut, mediave, që të ruhen nga publikimi i çdo informacioni të pakonfirmuar, në shenjë respekti ndaj viktimave, identitetit të tyre, familjarëve të tyre dhe këtij procesi hetimor”, u shpreh Luta./Lajmi.net/