Vazhdojnë punimet në rrugën Nishor-Budakovë, projekti kap vlerën e mbi 2.7 milionë eurove

Punimet për ndërtimin e rrugës Nishor-Budakovë në Komunën e Therandës po vazhdojnë me intensitet të lartë, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Therandës. Sipas njoftimit të komunës, projekti është i ndarë në dy faza dhe ka një vlerë të përgjithshme prej 2 milionë e 758 mijë…

Lajme

29/07/2026 14:11

Punimet për ndërtimin e rrugës Nishor-Budakovë në Komunën e Therandës po vazhdojnë me intensitet të lartë, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Therandës.

Sipas njoftimit të komunës, projekti është i ndarë në dy faza dhe ka një vlerë të përgjithshme prej 2 milionë e 758 mijë e 896 euro e 18 centë.

Bazuar në marrëveshjen e arritur, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të financojë projektin me 2 milionë e 45 mijë euro, ndërsa Komuna e Therandës do të mbulojë pjesën tjetër të kostos, në vlerë prej 713 mijë e 896 euro e 18 centë.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se punimet në të dyja fazat janë duke u zhvilluar sipas planit të zbatimit.

Sipas komunës, përfundimi i këtij projekti pritet të përmirësojë qarkullimin dhe ndërlidhjen e zonës me pjesët përreth, si dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në zonat rurale. /Lajmi.net/