Haxhiu: Procesi i gërmimeve dhe hetimeve për varrin masiv në Zubin Potok do ketë përkrahjen time të plotë
Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me gërmimet për varrezën massive që po bëhen në Zubin Potok. Haxhiu deklaroi se ka mirëpritur lajmin për konfirmimin e gjetjes së varrit masiv në fshatin Kalludër, në Zubin Potok. “Ky është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me gërmimet për varrezën massive që po bëhen në Zubin Potok.
Haxhiu deklaroi se ka mirëpritur lajmin për konfirmimin e gjetjes së varrit masiv në fshatin Kalludër, në Zubin Potok.
“Ky është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.Vlerësoj angazhimin dhe punën profesionale të ekipeve të Policisë së Kosovës, Institutit për Mjekësisë Ligjore, Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë e të sigurisë, të cilat po e trajtojnë këtë rast me përkushtim dhe përgjegjësi”,deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.
Haxhiu tha se ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë, nga vlerësimi i gjithanshëm i lokacionit, zhvarrimi dhe ekzaminimet mjeko-ligjore, e deri te identifikimi i plotë i viktimave, gjithmonë në përpjekje për t’iu përgjigjur të drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre. /Lajmi.net/