Inspektorati në Fushë Kosovë dënon një qytetar me 500 euro gjobë pasi hodhi mbeturina në hapësira të palejuara

Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës, ka gjobitur një qytetar që ka hedhur mbeturina në hapësira të palejuara. Gjoba e shqiptuar është 500 euro, shkruan lajmi.net. “Gjobë për çdo ndotje dhe hedhje të mbeturinave! Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo personi apo biznesi që ndot ambientin duke hedhur…

Lajme

29/07/2026 13:40

Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës, ka gjobitur një qytetar që ka hedhur mbeturina në hapësira të palejuara.

Gjoba e shqiptuar është 500 euro, shkruan lajmi.net.

“Gjobë për çdo ndotje dhe hedhje të mbeturinave! Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo personi apo biznesi që ndot ambientin duke hedhur mbeturina, përfshirë ato inerte dhe të vëllimshme, në hapësira të palejuara. Ruajmë ambientin, respektojmë rregullat.”, ka shkruar Komuna e Fushë Kosovës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: