Vazhdojnë gërmimet në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore të 23 personave, Gërvalla arrin në vendngjarje
Në fshatin Kalludër të Zubin Potoku po vazhdojnë edhe sot gërmimet nën dyshimin për varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë. Gërmimet aty nisën që dje nën masa të shtuara të Policisë së Kosovës. Ky gërmim nisi pasi Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë të dyshuar për rastin e njohur si “Grupi i…
Lajme
Në fshatin Kalludër të Zubin Potoku po vazhdojnë edhe sot gërmimet nën dyshimin për varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.
Gërmimet aty nisën që dje nën masa të shtuara të Policisë së Kosovës.
Ky gërmim nisi pasi Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë të dyshuar për rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve të Mitrovicës”.
Në këtë varrezë dyshohet për gjetjen e eshtrave të 23 shqiptarëve të zhdukur nga ky grup të njohur si intelektualët e Mitrovicës raporton lajmi.net.
Pasi dje në këtë vend të ngjarjes qëndruan ministra të shumtë në detyrë, sot aty shkoi edhe kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku si dhe pak më parë ka arritur edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Lushtaku falënderoi Policinë e Kosovës për veprimet e marra në këtë rast./Lajmi.net/