Zjarret në Francë përhapen sërish, rajoni përgatitet për temperatura deri në 40 gradë Celsius

Zjarret e fuqishme vazhdojnë të përfshijnë rajonin Gironde në Francë, ku rreth 2,000 zjarrfikës po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa vendi përgatitet për një valë të re të të nxehtit me temperatura deri në 40 gradë Celsius. Katër zjarrfikës kanë vdekur në javët e fundit, ndërsa rreth 220,000 persona janë evakuuar në…

Bota

29/07/2026 12:33

Zjarret e fuqishme vazhdojnë të përfshijnë rajonin Gironde në Francë, ku rreth 2,000 zjarrfikës po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa vendi përgatitet për një valë të re të të nxehtit me temperatura deri në 40 gradë Celsius.

Katër zjarrfikës kanë vdekur në javët e fundit, ndërsa rreth 220,000 persona janë evakuuar në të gjithë Francën dhe rreth 240 shtëpi janë shkatërruar.

Sipas transmetuesit britanik BBC, edhe Spanja po përballet me zjarre të mëdha, ku mbi 70,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë javës së fundit. Në Portugali, rreth 400 zjarrfikës po luftojnë me një zjarr në tri fronte aktive, transmeton KosovaPress. Zyrtarët francezë paralajmërojnë se situata mbetet e rrezikshme, ndërsa autoritetet kanë arrestuar 184 persona që nga 6 korriku në lidhje me zjarret.