Rrëzimi i vinçit te rruga “A” që i mori jetën një 26 vjeçari, reagon kompania ku punonte viktima
Një 26 vjeçar ka humbur jetën dhe një 18 vjeçar është lënduar dje te rruga “A” në Prishtinë, pasi është rrëzuar vinçi derisa po punonin. Kompania “Sigma Crane & Transport” ku po punonte viktima, ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook. Ata i kanë shprehur ngushëllime familjes së viktimës. “Në emër të Familjës tonë…
Lajme
Një 26 vjeçar ka humbur jetën dhe një 18 vjeçar është lënduar dje te rruga “A” në Prishtinë, pasi është rrëzuar vinçi derisa po punonin.
Kompania “Sigma Crane & Transport” ku po punonte viktima, ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook.
Ata i kanë shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
“Në emër të Familjës tonë me dhimbje të thellë ju shprehim ngushllimet më të sinqerta për vdekjen e rënde të bashkpuntorit tonë Ermal Sherifi. Lutemi për shpirtin e tij të bardhë që zoti ta meshirojë në gradat më të larta të Xhehnetit! Familjes Sherifi ngushllimet më të sinqerta,Zoti ua lehtesoftë dhimbjen e ju a shtoftë durimin në këto momente! U prehsh ne paqe Ermal!”, thuhet në komunikatën e kompanisë.
Në lidhje me rastin, Prokuroria ka njoftuar dje se janë ndaluar tre persona. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: