Rasti i varrezës masive në Zubin Potok, Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për dy të dyshuar

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet që sot të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të ndaluar në Zubin Potok, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Vendimi për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka bërë të ditur se do të…

Lajme

29/07/2026 11:25

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet që sot të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të ndaluar në Zubin Potok, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Vendimi për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka bërë të ditur se do të kërkohet vazhdimi i masës së sigurisë për të dyshuarit me inicialet M.J. dhe M.B, raporton lajmi.net

Ata u arrestuan pas zbulimit të një lokacioni me mbetje mortore në territorin e Zubin Potokut, ku dyshohet se ndodhet një varrezë masive me mbetjet e 23 intelektualëve nga Mitrovica, të cilët dyshohet se janë vrarë gjatë luftës së vitit 1999 nga forcat serbe.

Sipas Prokurorisë Speciale, pas urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet përkatëse kanë zhvilluar veprimet procedurale për zhvarrosjen, ekzaminimin mjeko-ligjor dhe identifikimin e mbetjeve mortore të gjetura në këtë lokacion.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke vazhduar./Lajmi.net/