Një person ia grabit një të mituri 10 euro në Rahovec, viktima dërgohet në QKMF ndërsa i dyshuari ndalohet për 48 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje në fshatin Bellacërke të Rahovecit. Një person i rritur i ka grabitur një të mituri 10 euro, shkruan lajmi.net. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Rahovec ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. “Fsh. Bellacërkë, Rahovec 28.07.2026 –…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje në fshatin Bellacërke të Rahovecit.
Një person i rritur i ka grabitur një të mituri 10 euro, shkruan lajmi.net.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Rahovec ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Fsh. Bellacërkë, Rahovec 28.07.2026 – 06:40. I dyshuari mashkull kosovar, i ka grabitur nga i mituri mashkull kosovar para në vlerë 10 euro. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Rahovec. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një veturë dhe 10 euro para të cilat i kishte grabitur nga viktima. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/