Arrestohen dy persona në Han të Elezit, dyshohen se sulmuan një 23-vjeçar me mjete të forta
Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit, pasi dyshohen për përfshirje në një rast të lëndimit trupor që ndodhi në fshatin Paldenicë. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2026, rreth orës 21:25, dhe lidhet me një konflikt të mëparshëm të raportuar një ditë më herët, për të cilin ishte iniciuar rast për…
Lajme
Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit, pasi dyshohen për përfshirje në një rast të lëndimit trupor që ndodhi në fshatin Paldenicë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2026, rreth orës 21:25, dhe lidhet me një konflikt të mëparshëm të raportuar një ditë më herët, për të cilin ishte iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, raporton lajmi.net
Hetimet fillestare tregojnë se dy të dyshuarit, të moshës 22 dhe 20 vjeç, dyshohet se kanë sulmuar një 23-vjeçar në rrugën “Dituria” në fshatin Paldenicë, duke e goditur me mjete të forta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Pas sulmit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, ndërsa më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm.
Me autorizim të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Pas arrestimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./Lajmi.net/