Përleshje mes tre personave në Prishtinë, njëri pëson lëndime të rënda dy të tjerë arrestohen
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë përleshur fizikisht me një person tjetër në Prishtinë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa Policia ka gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja por arma e përdorur ende nuk është gjetur. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë përleshur fizikisht me një person tjetër në Prishtinë.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa Policia ka gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja por arma e përdorur ende nuk është gjetur.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti po hetohet.
“Prishtinë 28.07.2026 – 01:56. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë pasur një përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 3-gëzhoja si dëshmi materiale, ndërsa arma e cila është përdorur ende nuk është gjetur. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/