Muhaxheri: Abdixhiku ka qenë kryetari me mbështetjen më të madhe por ai që i humb zgjedhjet duhet të lëshoj rrugën
Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se brenda partisë nuk ka pas kryetar që ka qeverisë me mbështetje më të madhe sesa Lumir Abdixhiku. Ai shtoi se Abdixhiku i ka pas “duart e lira”, është punu shumë, tha ai, duke shtuar se “nuk mundet me ia…
Lajme
Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se brenda partisë nuk ka pas kryetar që ka qeverisë me mbështetje më të madhe sesa Lumir Abdixhiku.
Ai shtoi se Abdixhiku i ka pas “duart e lira”, është punu shumë, tha ai, duke shtuar se “nuk mundet me ia mohu”.
“Duhet me shpjegu historinë qysh ka ardhë kryetar Lumir Abdixhiku, ka ardhë në një proces në të cilin partia ka ra në 13%, edhe udhëheqësi atëherë i partisë edhe pse ka qenë kandidat dikush tjetër për kryeministër ka marrë përgjegjësinë dhe ka vendos një standard. Ai që i humb zgjedhjet dhe e sjellë partinë në një nivel të tillë duhet me lëshu rrugë”, tha Muhaxheri në Pressing.
“E kemi mbështet një opsion, në të cilin është mendu që duhet me zgjedhë një djalë të ri, të dijshëm të pashëm, i cili ka me i pri LDK-së në proceset e ardhshme. Vetë kam qenë përkrahësi i kësaj iniciative dhe në një studio kam deklaru që ne e kemi zgjedhë problemin e kryetarit për 20 vitet e ardhshme”, vijoi Muhaxheri.
Ai shtoi se në zgjedhjet e 9 shkurtit LDK mori një rezultat që nuk ka qenë i kënaquar as Abdixhiku.
Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.