Komuna e Prishtinës reagon pas tragjedisë në rrugën A: Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Komuna e Prishtinës ka shprehur pikëllimin e thellë pas aksidentit tragjik në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”, ku nga rrëzimi i një kranoje një punëtor ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë. Në reagimin e saj, Komuna ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e viktimës, si…

Lajme

28/07/2026 19:11

Komuna e Prishtinës ka shprehur pikëllimin e thellë pas aksidentit tragjik në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”, ku nga rrëzimi i një kranoje një punëtor ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.

Në reagimin e saj, Komuna ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e viktimës, si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarin që po trajtohet në QKUK, raporton lajmi.net

Institucioni ka falënderuar ekipet emergjente, zjarrfikësit, policinë, ekipet mjekësore dhe strukturat e sigurisë, për reagimin e shpejtë dhe profesional gjatë operacionit të shpëtimit.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa Komuna ka rikujtuar rëndësinë e respektimit të standardeve të sigurisë në punë në vendpunishtet ndërtimore./Lajmi.net/