PSRK mirëpret aktgjykimin ndaj Shaqir Lutvisë, shqyrton mundësinë për ankesa për “Drenicën 1” dhe rastin e bixhozit
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka mirëpritur aktgjykimin fajësues të shpallur ndaj Shaqir Lutvijës për krime të luftës. Prokuroria ka thënë se kanë qenë të bindur se pretendimet e paraqitura në aktakuzë kanë qenë të mbështetura në prova konkrete, të dëshmuara edhe në gjykatë. “Ky aktgjykim ka rëndësi, jo vetëm për përgjegjësinë penale të të akuzuarve,…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka mirëpritur aktgjykimin fajësues të shpallur ndaj Shaqir Lutvijës për krime të luftës.
Prokuroria ka thënë se kanë qenë të bindur se pretendimet e paraqitura në aktakuzë kanë qenë të mbështetura në prova konkrete, të dëshmuara edhe në gjykatë.
“Ky aktgjykim ka rëndësi, jo vetëm për përgjegjësinë penale të të akuzuarve, por për ruajtjen e sundimit të ligjit, luftimin e krimit dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Prokuroria Speciale.
Për aktgjykimet liruese në rastin “Drenica 1” ndaj Sami Lushtakut dhe shtatë të tjerëve, si dhe 13 të akuzuarve për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandë me mallra, shmangie tatimi dhe shpëlarje të parave, pas pranimit të aktgjykimit të plotë, PSRK ka thënë se do ta vlerësoj të për të vendosur nëse do të ushtrojë ankesë në gjykatën e shkallës së dytë, brenda afatave të përcaktuara me ligj.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ushtron kompetencat e saj në mënyrë të pavarur, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe forcimit të shtetit të së drejtës”, ka thënë PSRK në komunikatë. /Lajmi.net/