“Nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë” – Policia jep detaje, një punëtor i vdekur dhe një i lënduar pasi u rrëzua vinçi

Një vinç është rrëzuar sot në rrugën “A” në Prishtinë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një punëtor dhe një tjetër është lënduar. Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana. Ai ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. “Lidhur…

Lajme

28/07/2026 17:45

Një vinç është rrëzuar sot në rrugën “A” në Prishtinë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një punëtor dhe një tjetër është lënduar.

Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana.

Ai ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht, njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/