Rrëzimi i kranit te rruga “A”, Bajqinovci: Të rriten inspektimet në punishte, Rama të fokusohet në problemet e qytetit e jo në tema gjeopolitike

Dy punëtorë janë lënduar sot te rruga “A” në Prishtinë pasi është rrëzuar një kran. Në lidhje me këtë rast, ka reaguar deputeti i zgjedhur i VV-së, Mefail Bajqinovci i cili i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve. “Komuna e Prishtinës ka përgjegjësi të rrisë kontrollet dhe inspektimet në të gjitha punishtet, në mënyrë…

Lajme

28/07/2026 17:08

Dy punëtorë janë lënduar sot te rruga “A” në Prishtinë pasi është rrëzuar një kran.

Në lidhje me këtë rast, ka reaguar deputeti i zgjedhur i VV-së, Mefail Bajqinovci i cili i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Komuna e Prishtinës ka përgjegjësi të rrisë kontrollet dhe inspektimet në të gjitha punishtet, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tilla dhe të mbrohen jetët e punëtorëve. Kryetari Përparim Rama duhet të fokusohet në problemet reale të qytetit dhe në sigurinë e qytetarëve, e jo në tema gjeopolitike”, ka shkruar Bajqinovci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: