Muja takon homologun e tij austriak, flasin për bujqësi dhe integrimin evropian të Kosovës

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, është pritur sot në takim nga ministri i Bujqësisë së Austrisë, Norbert Totschnig. Në njoftimin e ministrisë, thuhet se, gjatë takimit është diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe harmonizimin e politikave të mbështetjes në bujqësi me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian. ‘’Në takim u…

Lajme

28/07/2026 16:08

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, është pritur sot në takim nga ministri i Bujqësisë së Austrisë, Norbert Totschnig.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se, gjatë takimit është diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe harmonizimin e politikave të mbështetjes në bujqësi me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

‘’Në takim u diskutuan edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional përmes shkëmbimit të ekspertëve, nëpunësve, studiuesve dhe studentëve, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale, transferimin e njohurive dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Ministri Armend Muja u prit në takim nga Ministri Federal i Austrisë Norbert Totschnig

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Republikës së Kosovës, Armend Muja, u prit sot në Vjenë nga Ministri Federal i Bujqësisë, Pylltarisë, Klimës dhe Menaxhimit të Ujërave i Austrisë, Norbert Totschnig, në një takim zyrtar kushtuar thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe avancimit të reformave në sektorin e bujqësisë.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe harmonizimin e politikave të mbështetjes në bujqësi me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ministrat shkëmbyen gjithashtu përvoja lidhur me forcimin e sistemit të kontrollit zyrtar të ushqimit, zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe mbrojtjes nga breshëri, digjitalizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet instituteve bujqësore dhe institucioneve kërkimore të të dy vendeve.

Në takim u diskutuan edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional përmes shkëmbimit të ekspertëve, nëpunësve, studiuesve dhe studentëve, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale, transferimin e njohurive dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane.

Ministri Muja falënderoi Ministrin Totschnig për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës dhe theksoi se partneriteti ndërmjet dy vendeve do të kontribuojë në modernizimin e sektorit të bujqësisë, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përshpejtimin e përafrimit të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian.