Nesër nga ora 11:00 deri në 17:30 ndalohet qarkullimi i kamionëve në autostradë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nesër do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Ky kufizim vjen për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës së nesërme. “Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nesër do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Ky kufizim vjen për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës së nesërme.
“Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë. Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime. Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”, ka njoftuar MIT.
MIT ka thënë se luten që operatorët dhe ngasësist që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: