Prokuroria Speciale konfirmon aksionin në Zubin Potok: Po zbatohen urdhra për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut janë duke u zhvilluar veprime hetimore që lidhen me zhvarrosjen, autopsinë dhe identifikimin e mbetjeve mortore. Për lajmi.net, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha se operacioni po realizohet në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore në…

Lajme

28/07/2026 15:36

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut janë duke u zhvilluar veprime hetimore që lidhen me zhvarrosjen, autopsinë dhe identifikimin e mbetjeve mortore.

Për lajmi.net, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha se operacioni po realizohet në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka deklaruar Arbnora Luta.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike informacione shtesë për identitetin e mundshëm të mbetjeve mortore apo për rrethanat që kanë çuar në ndërmarrjen e këtij operacioni./lajmi.net/