Haxhiu thërret në takim liderët e partive, të premten diskutohet përgatitja e seancës konstituive
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike. Takimi do të mbahet të premten, më 31 korrik, duke filluar nga ora 11:00, në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net Sipas rendit të ditës, tema e vetme e mbledhjes do të jetë përgatitja për…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike.
Takimi do të mbahet të premten, më 31 korrik, duke filluar nga ora 11:00, në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net
Sipas rendit të ditës, tema e vetme e mbledhjes do të jetë përgatitja për Seancën Konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ky takim vjen në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, pas zhvillimeve të fundit politike në vend./Lajmi.net/