Pas deklaratës së Vuçiqit për Kosovën, Elezi: Këto mesazhe jepen kur një shtet përgatitet për konflikt

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar sërish Kosovën. Ai, oficerëve të rinj ushtarakë u kërkoi të bëhen gati ta mbrojnë “tokën e shenjtë”, duke aluduar si tokë të shenjtë Kosovën. Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, këtë veprim në emisionin “Kosova Today” e quajti alarmues për vendin. “Është një alarm, është një këmbanë e drejtpërdrejt…

Lajme

28/07/2026 15:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar sërish Kosovën.

Ai, oficerëve të rinj ushtarakë u kërkoi të bëhen gati ta mbrojnë “tokën e shenjtë”, duke aluduar si tokë të shenjtë Kosovën.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, këtë veprim në emisionin “Kosova Today” e quajti alarmues për vendin.

“Është një alarm, është një këmbanë e drejtpërdrejt e aspektit të sigurisë në Kosovë e rajon, ngase është zgjedhur një momentum ku pjesëtarët e ushtrisë serbe do gradoheshin, dhe do të motivoheshin për situatë lufte. Dhe këto raste bëhen kur një shtet është afër një lufte me një shtet tjetër”, u shpreh Elezi.