Gjykimi për Ibër-Lepencin: Eksperti forenzik paraqet gjetjet e analizës së ADN-së
Nga 51 prova të analizuara të ADN-së, shtatë prej tyre kanë qenë prova të marra në kanalin e Ibër-Lepencit. Nga vendi i shpërthimit janë marrë si prova: një litar, material tekstili pjesë e dorës së çantës pjesërisht e djegur dhe e lagur, një kapelë, një fitil kabllo ndezës me gjatësi rreth nëntë metra, një pjesë…
Lajme
Nga 51 prova të analizuara të ADN-së, shtatë prej tyre kanë qenë prova të marra në kanalin e Ibër-Lepencit. Nga vendi i shpërthimit janë marrë si prova: një litar, material tekstili pjesë e dorës së çantës pjesërisht e djegur dhe e lagur, një kapelë, një fitil kabllo ndezës me gjatësi rreth nëntë metra, një pjesë e patentit të çantës, një fitil tjetër ndezës kabllo që ka qenë më i shkurtër dhe një pjesë e çantës së zezë e shqyer.
E, këto prova në Gjykatën Themelore në Prishtinë u paraqitën nga biologu në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Fatmir Ademi, i cili sot u pyet nga mbrojtja e të pandehurve.
Avokati Millosh Deloviq, i të akuzuarit Dragisha Viqentijeviq, pyeti nëse nga të gjitha provat ka pasur ndonjë përputhshmëri me të pandehurin Dragisha.
“Në mesin e këtyre shtatë provave që janë gjetur në vendin e ngjarjes, a keni vërtetuar ndonjë përputhshmëri me të pandehurin Dragisha?”, pyeti ai.
Ademi tha se nuk është gjetur.
“Jo, nuk kemi gjetur”, tha ai.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, kërkoi vërtetimin e disa dëshmive.
“Në kuadër të ekzaminimit të dëshmive A1 me armën kallashnikov, si dhe mostrave Z37.8.A të marrë nga dëshmia Z378 dhe 85062662.1 e marrë nga zolla, janë gjetur dëshmi të ADN-së së S1 të pandehurit Jovan. A mund ta konfirmoni se kjo është e vërtetë?”, tha ai.
Dëshmitari tha se S1 është kontribues i ADN-së.
“Me përgjigje prej profileve të përziera të ADN-së, të cilët janë paraqitur në konkluzionin numër 5, në pjesën e dytë është përshkruar se S1 është kontribues i ADN-së”, tha ai.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Veseli Ismajli, e pyeti dëshmitarin për prova të tjera, përveç fitilit ndezës.
Ademi tregoi të gjitha provat.
“Sipas dokumentacionit që ne kemi pranuar, nga vendi i shpërthimit kanë qenë dëshmia numër një litar, dëshmia material tekstili pjesë e dorës së çantës pjesërisht e djegur dhe e lagur, dëshmia një kapelë, dëshmia një fitil kabllo ndezës me gjatësi rreth nëntë metra, dëshmia një pjesë e patentit të çantës, dëshmia tjetër një fitil ndezës kabllo që ka qenë më i shkurtër dhe dëshmia një pjesë e çantës së zezë e shqyer”, tha ai.
Ismajli pyeti nëse është përjashtuar ndonjëri nga personat që kanë qenë pjesë e hetimeve.
“Nga ekzaminimi i provave të ADN-së, a është përjashtuar ndonjë nga personat që kanë qenë pjesë e hetimeve?”, pyeti Ismajli.
Në fund, Ademi tha se personat S1 dhe S3 nuk janë përjashtuar nga provat.
Ademi: S1 dhe S3 nuk janë përjashtuar nga hetimet
Video:
“Nga 50 dëshmi të analizuara, asnjëri nga personat S1 dhe S3 nuk janë përjashtuar”, tha ai.
Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, po përballen me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër-Lepenc”, të pandehurit Viqentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshjeje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene – TNT) në brendësi të kanalit.
Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante, të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit “Ibër-Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike dhe ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.
Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit Viqentijeviq kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike”, nga neni 122, në lidhje me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”