AUV ngre alarmin: Konfirmohen raste të lijës së dhenve dhe dhive në katër komuna

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë, pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti. Pas konfirmimit të disa rasteve…

Lajme

28/07/2026 15:15

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë, pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti.

Pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti. Rrezikut të përhapjes së mëtutjeshme të kësaj sëmundje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje të gjithë fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Bazuar në situatën e krijuar, ju lutemi të zbatoni këto masa:

• Mos lëvizni delet dhe dhitë nga ferma pa autorizimin e veterinerit zyrtar.

• Kufizoni hyrjen e personave dhe automjeteve të paautorizuara në fermë.

• Shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me tufat e fermave të tjera.

• Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht objektet, pajisjet dhe mjetet e transportit.

• Çdo kafshë e sapoblerë të mbahet e ndarë nga tufa për një periudhë vëzhgimi.

• Kontrolloni çdo ditë gjendjen shëndetësore të kafshëve.

Nëse vëreni shenja klinike si:

• temperaturë të lartë,

• puçrra ose plagë në lëkurë, gojë, hundë apo gjinj,

• rrjedhje nga sytë ose hunda,

• mungesë oreksi, dobësi ose ngordhje,

Njoftoni menjëherë veterinerin privat ose inspektorët e AUV-ës. Mos tentoni t’i trajtoni ose t’i lëvizni kafshët e dyshuara.

Bashkëpunimi i fermerëve është vendimtar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin.

Lija e dhenve dhe lija e dhive nuk është sëmundje që transmetohet tek njerëzit, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. Është sëmundje e karakterit ekonomik e cila shkakton humbje për ekonominë e fermerëve dhe të shtetit.