Raporti i fundit i DASH-it për Shqipërinë: Korrupsioni dhe reformat mbeten sfidë

Një vlerësim i fundit për situatën politike, sigurinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri evidenton përparime në disa fusha, por gjithashtu ngre shqetësime për korrupsionin, transparencën institucionale dhe nevojën për reforma të mëtejshme. Sipas raportit të publikuar nga struktura e Departamentit Amerikan të Shtetit, OSAC (Overseas Security Advisory Council), proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri…

Lajme

28/07/2026 14:01

Një vlerësim i fundit për situatën politike, sigurinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri evidenton përparime në disa fusha, por gjithashtu ngre shqetësime për korrupsionin, transparencën institucionale dhe nevojën për reforma të mëtejshme.

Sipas raportit të publikuar nga struktura e Departamentit Amerikan të Shtetit, OSAC (Overseas Security Advisory Council), proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri kanë qenë më të qeta dhe më të balancuara krahasuar me vitet e mëparshme, megjithëse vazhdojnë të ekzistojnë probleme që lidhen me financimin e fushatave, përdorimin e burimeve publike dhe klimën politike.

Raporti thekson se zgjedhjet në Shqipëri historikisht janë shoqëruar me shqetësime për ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në procesin zgjedhor. Megjithatë, sipas vlerësimit, zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u zhvilluan në përgjithësi në një atmosferë të qetë, raportojnë mediat në Shqipëri.

OSAC-ja përmend se janë raportuar disa raste të izoluara të parregullsive që përfshinin kandidatë dhe mbështetës të tyre, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vlerësuar se këto raste nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Megjithatë, një mision i përbashkët ndërkombëtar i vëzhgimit, i përbërë nga OSBE-ja, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian, ka kërkuar një reformë të plotë të sistemit zgjedhor.

Megjithatë, OSAC-ja ka evidentuar edhe raste ku persona janë mbajtur për periudha të gjata për intervistim, pa u arrestuar zyrtarisht, duke ngritur shqetësime për zbatimin praktik të garancive ligjore./Lajmi.net/