Kjo është gjendja e personit të plagosur në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri

Gjendja shëndetësore e personit që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë është stabile. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se i plagosuri fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente, ndërsa më pas është transferuar në Klinikën…

Lajme

28/07/2026 11:52

Gjendja shëndetësore e personit që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë është stabile.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se i plagosuri fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente, ndërsa më pas është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të tretmanit.

“Po, është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit të marrë në Qendrën Emergjente është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të tretmanit”, ka deklaruar Syla.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar për lajmi.net, se është duke hetuar rastin e të shtënave me armë zjarri, ku dyshohet se janë të përfshirë dy vëllezër.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ndërsa njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave. /Lajmi.net/