Incident me armë zjarri në kryeqytet, një person plagoset – Policia jep detaje
Një person ka mbetur i lënduar nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë natës në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se Policia ka pranuar informatën për të shtëna rreth…
Lajme
Një person ka mbetur i lënduar nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë natës në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se Policia ka pranuar informatën për të shtëna rreth orës 02:00.
“Mbrëmë rreth orës 02:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka deklaruar Pllana.
Sipas tij, nga të dhënat fillestare dyshohet se një person është lënduar nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.
Pllana ka bërë të ditur se njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit. /Lajmi.net/