Dy të arrestuarit për krime lufte në Mitrovicë, deklarohet Prokuroria: Janë ndaluar për 48 orë, hetimet po vazhdojnë
Dy persona janë arrestuar të hënën nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i të dyshuarve, të identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B., është kryer nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, transmeton lajmi.net. Prokuroria bën të ditur se të dyshuarit dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht…
Lajme
Dy persona janë arrestuar të hënën nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i të dyshuarve, të identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B., është kryer nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, transmeton lajmi.net.
Prokuroria bën të ditur se të dyshuarit dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në vitin 1999, kanë kryer krime ndaj popullsisë civile në rajonin e Mitrovicës.
Me vendim të Prokurorisë Speciale, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa ndaj tyre pritet të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Prokuroria Speciale thekson se hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim dhe, për të mos cenuar integritetin e procedurës penale, në këtë fazë nuk do të publikohen detaje të tjera.