Kuletat e qytetarëve u “shteruan” – kaq u shtrenjtuan për 1 muaj çmimet e derivateve në Kosovë!
Çmimet e derivateve në Kosovë çdo ditë e më shumë po shënojnë rritje shkaku i konfliktit Iran-ShBA dhe çështjes së Ngushticës së Hormuzit. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, që nga data 4 qershor, çdo ditë po publikon çmimet maksimale të lejuara për derivateve, transmeton lajmi.net. Sot çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar…
Lajme
Çmimet e derivateve në Kosovë çdo ditë e më shumë po shënojnë rritje shkaku i konfliktit Iran-ShBA dhe çështjes së Ngushticës së Hormuzit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, që nga data 4 qershor, çdo ditë po publikon çmimet maksimale të lejuara për derivateve, transmeton lajmi.net.
Sot çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.73 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.52 euro për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është 0.60 euro për litër.

1 muaj më parë çmimet e derivateve ishin shumë më lirë.
Me 28 qershor, një litër naftë kushtonte 1 euro e 37 cent. Kurse, një litër benzinë ishte 1 euro e 35 cent.
Sa i përket gasit, me 28 qershor kushtonte më shtrenjtë se sot. Një muaj më parë, litra e gasit ishte 67 cent.

Këto rritje të çmimeve të derivateve çdo ditë e më shumë po e vështirësojnë jetën e qytetarëve./lajmi.net/