Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Parkun Nacional në Luboten, intervenojnë FSK-ja dhe KFOR-i

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të dielën në Parkun Nacional në Luboten, derisa një qytetar ishte duke mbledhur boronica. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 27 korrik, rreth orës 12:16, nga një mashkull kosovar, i cili kishte hasur në mjetin e dyshuar në një zonë fushore. Pas marrjes…

Lajme

28/07/2026 09:36

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të dielën në Parkun Nacional në Luboten, derisa një qytetar ishte duke mbledhur boronica.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 27 korrik, rreth orës 12:16, nga një mashkull kosovar, i cili kishte hasur në mjetin e dyshuar në një zonë fushore.

Pas marrjes së njoftimit, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lokacion kanë dalë njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ai i KFOR-it.

Sipas policisë, mjeti i dyshuar shpërthyes është tërhequr pa incidente, ndërsa rasti është trajtuar nga njësitet kompetente. /Lajmi.net/