Zjarret në Spanjë, më shumë se 63 mijë njerëz janë evakuuar

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se deri më tash kanë evakuuar më shumë se 63 mijë persona, si pasojë e zjarreve në disa rajone të këtij vendi. Ministria e Brendshme e Spanjës ka deklaruar të hënën se janë detyruar të ndërhyjnë në shumë shtëpi për të larguar banorët pas rrezikut nga flakët. Sipas këtij dikasteri, evakuuimet…

Bota

27/07/2026 22:33

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se deri më tash kanë evakuuar më shumë se 63 mijë persona, si pasojë e zjarreve në disa rajone të këtij vendi.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka deklaruar të hënën se janë detyruar të ndërhyjnë në shumë shtëpi për të larguar banorët pas rrezikut nga flakët.

Sipas këtij dikasteri, evakuuimet janë bërë në rajonet qendrore të Madridit, Toledos dhe Avilës.

Gjithashtu, kjo ministri ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht punën e korrjes me makineri bujqësore në këto tri rajone, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, sipas ministres për Tranzicion Ekoogjik, Sara AAgesen, zjarri në provincën e Avilës ka djegur më shumë se 50,000 hektarë, duke e bërë atë zjarrin më të madh në historinë e Spanjës.

Vetëm në atë provincë, më shumë se 25,000 njerëz janë evakuuar dhe mbi 8,700 janë të mbyllur në shtëpitë e tyre.