Kurti pas takimit me Haddad: Franca dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen pesë marrëveshje
Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës Franceze, Benjamin Haddad, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Kurti ka thënë se vizita e ministrit francez vjen pas drekës së punës që kishte zhvilluar…
Lajme
Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës Franceze, Benjamin Haddad, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Kurti ka thënë se vizita e ministrit francez vjen pas drekës së punës që kishte zhvilluar me presidentin francez Emmanuel Macron më 17 mars në Pallatin Elize.
“Vizita e sotme e Ministrit Haddad vjen në vazhdën e drekës së punës që zhvillova me Presidentin Emmanuel Macron më 17 mars në Pallatin Elize dhe të angazhimit tonë të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Sot, ky angazhim u konkretizua me nënshkrimin e pesë marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, marrëveshjet për ekstradim dhe për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë.
“Marrëveshja për ekstradim dhe Marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale forcojnë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona të drejtësisë, në luftimin e krimit dhe sigurimin e llogaridhënies.”
Kurti titje ka thënë se marrëveshja e kredisë prej 60 milionë eurosh dhe themelimi i Komitetit Francë–Kosovë do të mbështesin investimet infrastrukturore dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ndërsa marrëveshja administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge zgjeron mundësitë për mësimin e saj.
Ai bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për integrimin evropian të Kosovës, sigurinë rajonale, bashkëpunimin ekonomik dhe thellimin e partneritetit dypalësh.
“Kërkova mbështetjen e Francës për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.”
Kurti e falënderoi ministrin Haddad për vizitën dhe angazhimin e tij, duke theksuar se: