Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot me datë 27.07.2026 përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë,  ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Danimarkës nga Kosova për në Danimarkë. I dyshuari ishte arrestuar nga Policia…

Lajme

27/07/2026 16:20

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot me datë 27.07.2026 përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë,  ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Danimarkës nga Kosova për në Danimarkë.

I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë Daneze, për veprat penale “Vrasje, Mbajtja e armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese dhe Zjarrvënie”.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Danimarkës.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktiviteteve tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: