Vetëm gjatë muajit korrik, Policia në Ferizaj shqipton 97 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe i konfiskon 50 prej tyre

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, gjatë muajit korrik i ka intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 97 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor. Po…

Lajme

27/07/2026 15:37

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, gjatë muajit korrik i ka intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 97 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 50 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ: “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.

“Llojet e kundërvajtjeve:

– Drejtimi i motoçikletës pa patentë shoferi – 50 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim – 27 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse – 10 gjoba

– Të tjera masa  – 10 gjoba

– Motoçikleta të konfiskuara – 50”, ka njoftuar Policia.

Policia ka bërë një apel për qytetarët.

“Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën. Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: