Abdixhiku thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së për të enjten, pritet shkarkimi i tij

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka marrë vendim ta thërras Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së. Ky vendim ka ardhur pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit, shkruan lajmi.net. “Në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit,…

Lajme

27/07/2026 15:25

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka marrë vendim ta thërras Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së.

Ky vendim ka ardhur pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit, shkruan lajmi.net.

“Në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit. Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm”, ka njoftuar LDK.

Ky Kuvend do të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026 në ora 18:00.

“Vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet e tjera organizative do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Statuti. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që i gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, me parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit”, ka njoftuar më tej LDK.

Në kët ëKuvend pritet të shqyrtohet shkarkimi i Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit, pas kërkesës së disa degëve të partisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: