Albin Kurti pret në takim ministrin francez Haddad

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad. Pas takimit që pati me zv/kryeministrin në detyrë, Glauk Konjufca, ministri francez ka takuar pak më parë edhe Kurtin. Takimi i dyshes po zhvillohet në një fazë kur Kosova vazhdon të jetë me drejtues në…

Lajme

27/07/2026 15:12

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad.

Pas takimit që pati me zv/kryeministrin në detyrë, Glauk Konjufca, ministri francez ka takuar pak më parë edhe Kurtin.

Takimi i dyshes po zhvillohet në një fazë kur Kosova vazhdon të jetë me drejtues në detyrë si shkak i mos-zgjidhjes së çështjes së presidentit.

Pas takimit të tij me Konjufcën, Haddad ka shkruar në rrjetin social “X”.

“Kam mbërritur në Kosovë për një vizitë dyditore për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Në agjendë: frankofonia, investimet e AFD-së, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe çështjet rajonale. Kjo vizitë vjen pas drekës mes @EmmanuelMacron dhe @albinkurti më 17 mars dhe është pjesë e forcimit të angazhimit francez në Ballkanin Perëndimor për ribashkimin e kontinentit tonë evropian”, ka shkruar Haddad./Lajmi.net/